Nora Istrefi ka zgjedhur emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskës, për të promovuar këngën e saj të parë, pas lindjes së vajzës.  Diva e muzikës, ndërsa ka lançuar edhe klipin e këngës “Sa t’kom dasht”, është shprehur gjatë intervistës se fëmija ka qenë bekim dhe ia ka rritur përgjegjësitë, por edhe forcuar marredhënien me bashkëshortin.  Ndërsa i ka dhënë mbështetje sukseseve të motrës së saj, Era Istrefi, Nora deklaroi se ka patur një ofertë për të krijuar një reality show me familjen e saj, siç është bërë me familjen Kardashian.  Por për Istrefin diçka e tillë nuk është parë me prioritet, për shkak të angazhimeve muzikore të të dy motrave.  Ndërsa është bërë pjesë e lojës së Turjan Hyskajt, në një krahasim me të motrën, Nora është shprehur me altruizëm se Era ka zë më të bukur, ndërsa ajo ka bërë më shumë para.  Nora Istrefi shtoi mes të tjerash, se për momentin nuk do të ketë ndonjë bashkëpunim në këngë me motrën e saj Erën.  Lidhur me profesionin e saj, Nora tha se do të vazhdojë të këndojë gjatë, e se në të ardhmen, mund ta përfshijë edhe vajzën e saj në klipet e këngëve, shkruan albeu.  Më në formë se kurrë, Nora Istrefi shpjegoi se karriera e një këngëtareje, shkon në një pikë kulmore, pas lindjes së një fëmije, pasi e pjek atë në të gjitha drejtimet. Këngëtarja u shpreh se dëshiron të ketë edhe fëmijë të tjerë, por natyrisht, jo së shpejti.Nora Istrefi ka zgjedhur emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskës, për të promovuar këngën e saj të parë, pas lindjes së vajzës.

Diva e muzikës, ndërsa ka lançuar edhe klipin e këngës “Sa t’kom dasht”, është shprehur gjatë intervistës se fëmija ka qenë bekim dhe ia ka rritur përgjegjësitë, por edhe forcuar marredhënien me bashkëshortin.

Ndërsa i ka dhënë mbështetje sukseseve të motrës së saj, Era Istrefi, Nora deklaroi se ka patur një ofertë për të krijuar një reality show me familjen e saj, siç është bërë me familjen Kardashian.

Por për Istrefin diçka e tillë nuk është parë me prioritet, për shkak të angazhimeve muzikore të të dy motrave.

Ndërsa është bërë pjesë e lojës së Turjan Hyskajt, në një krahasim me të motrën, Nora është shprehur me altruizëm se Era ka zë më të bukur, ndërsa ajo ka bërë më shumë para.

Nora Istrefi shtoi mes të tjerash, se për momentin nuk do të ketë ndonjë bashkëpunim në këngë me motrën e saj Erën.

Lidhur me profesionin e saj, Nora tha se do të vazhdojë të këndojë gjatë, e se në të ardhmen, mund ta përfshijë edhe vajzën e saj në klipet e këngëve, shkruan albeu.

Më në formë se kurrë, Nora Istrefi shpjegoi se karriera e një këngëtareje, shkon në një pikë kulmore, pas lindjes së një fëmije, pasi e pjek atë në të gjitha drejtimet. Këngëtarja u shpreh se dëshiron të ketë edhe fëmijë të tjerë, por natyrisht, jo së shpejti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here