Këngëtarja Nora Istrefi në një bisedë për të përditshmen “Lajm” ka thënë se ajo dhe i fejuari i saj Roberti ende nuk kanë vendosur për ditën e martesës.

“As ne nuk e dimë me saktësi se kur do të jetë martesa. Ende nuk kemi vendosur për ditën e dasmës”, ka thënë Nora.

Pos kësaj, Nora ka thënë se është shumë e lidhur edhe për muzikën dhe se është duke punuar për të bërë këngë të reja.

“Sigurisht që lidhja ime me muzikën është shumë e madhe dhe për asnjë moment nuk rreshti së krijuari këngë të reja. Nuk mund të them me saktësi se kur do të vijë me këngën e radhës, por të rejat nuk do të mungojnë për shumë kohë”, ka thënë ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here