Do të jenë rivale, të paktën për një natë. Të dyja këngëtaret, Nora Istrefi dhe Tuna, janë nominuar për çmimin “Best RNB”, në edicionin e tetë të spektaklit “ZHURMA SHOW AWARDS 2012″, i cili do të mbahet të hënën në Prishtinë.

Grupi organizator i spektaklit ka publikuar nominimet për të gjitha kategoritë në muzikë dhe në përballje, janë shumë këngëtarë të njohur si Kaltrina Selimi, Mc Kresha, Vesa Luma, Blero, Alban Skenderaj e shumë e shumë të tjerë.

Ndërkaq, organizatorët e spektaklit kanë premtuar se veç konkurrimit do të ketë edhe një program më të pasur se herëve tjera duke u ndërlidhur me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë në Shqipërisë. Sipas tyre, do të shihet një spektakël “kuq e zi”, për nderë të Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here