NoraOse e bën me qëllim, ose në këtë drejtim nuk ka shije. E kotë që ka studiuar degën e dizajnit të modës, kur nëpër koncerte vishet shumë keq.

Kjo nuk është hera e parë kur këngëtares së njohur, Nora Istrefi, i ndodh e njëjta situatë me veshjen e saj, të cilën nuk di si ta kombinojë.

Shpeshherë është kritikuar për atë se kombinimi i veshjes për koncerte duhet të bëhet më ndryshe. Ne nuk jemi stilistë por, sikur të ishte në vendin tonë, edhe Norës sigurisht që nuk do i kishte pëlqyer veshja e saj.

Këto imazhe janë të fundit që këngëtarja i ka hedhur në qarkullim, pas koncerteve të cilat i ka realizuar në diasporë, ndërkohë që me të njëjtën veshje ajo realizon edhe një fotosesion të ri te fotografi Arton Korenica. Në këtë rast, ajo edhe provokon duke nxjerrë të brendshmet mbi pantallona e duke sjellë një trend të ri në skenën shqiptare, shkruan Panorama.

Se cili është qëllimi i Norës pritet të shihet, por një tjetër veprim i këngëtares i cili u ka ndodhur edhe yjeve të njohura botërore, është se pikërisht në këto koncertet e fundit ku është shfaqur ajo, sqetullat e këngëtares kanë qenë në gjendje të mjerueshme.

Nora siç duket, nga angazhimet e shumta që ka, nuk gjen kohë për veten dhe të bëjë kujdes edhe për pjesët të cilat, po u ekspozuan në publik, nuk do duhej të ishin në këtë gjendje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here