Nora Istrefi dhe Linda Halimi do ta kenë të ndaluar që të marrin pjesë në Festivalin “Kënga Magjike” për gjashtë vitet e ardhshëm, vetëm për shkak të një vonese trafiku.

Kështu ka thënë për Express Online një burim shumë i afërt me këngëtaren Nora Istrefi ku e tëra kishte ndodhur pas një kthimi në Kosovë të Norës bashkë me Linda Halimin dhe këngëtarin reper nga SHBA, Bigg D. për festën e Kurban Bajramit.

“Pasi kishin bërë paraqitjen e parë në Kënga Magjike dhe pasi që kënga ishte prit shumë mirë nga publiku Nora dhe Linda janë kthyer në Kosovë – për shkak se Linda kishte pasur një koncert.

Pastaj Nora bashkë me Big D dhe Lindën janë kthyer në Shqipëri, madje me një makinë të një miku te të fejuarit të Norës, Robertit, sepse kishte harruar çelësat e makinës së saj në hotelin në Shqipëri”, ka thënë ky burim.

Por, gjërat nuk kishin shkuar edhe aq mirë për Norën sepse kishte pasur të reshura të mëdha të shiut dhe pasi kishte mbërritur në Tiranë kishte ngecur në trafik.

“Nora e ka kontaktuar në telefon Gjebrenë ku i ka thënë se janë në Tiranë dhe vonohen për pak kohë për shkak të trafikut.

Por ai i kishte thënë: ‘Ju do e keni të ndaluar që të merrni pjesë gjashtë vjet në festivalin ‘Kënga Magjike 2010’. Pas gjysmë ore ai i ka kontaktuar prapë këngëtaret duke i thënë se janë të suspenduar nga pjesëmarrja në ‘Këngën Magjike’”.

Pas kësaj Nora kishte tentuar që të kontaktoj përsëri Gjebrenë pasi ishte qetësuar por ai i kishte thënë se fajet për këtë nuk i ka ajo sepse në kontratë që e kishte kishte nënshkruar Linda Halimi, specifikohej se këngëtaret nuk bën që të vonohen më shumë se 30 minuta dhe se vendimi i marrë nuk mund të kthehej.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here