Dje, nga SHBA, ku është duke bërë karrierë të ndritshme, është kthyer në Zvicër, në vendin ku i jeton familja e bukuroshes nga Dobrosini i Bujanocit, zonjusha Nora Asani, për t`ia dhënë lajmin e mirë familjes së saj të ngushtë e shoqeve dhe shokëve, se ka marrë dritën jeshile për të përfaqësuar Kosovën në spektaklin e bukurisë për “Miss Earth 2011”, që do të mbahet në kryeqytetin e Filipines në dhjetor të këtij viti.

Nora Asani, e lindur në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, me prejardhje nga fshati Dobrosin i Bujanocit, e rritur në Zvicër, ku po ndjek me sukses ëndrrën e saj që nga vegjëlia në SHBA, për t’u marrë me botën e modës.

Nora, kjo bukuroshe, ka filluar karrierën e saj në fushën e modës, që herët, dhe fotot e saja janë të paraqitura nëpër shumë revista ndërkombëtare dhe në disa firma prestigjioze.

Edhe pse ka marrë disa herë kurorat e më të mirës në disa spektakle, që janë mbajtur në diasporë, por edhe më larg, Norës po i plotësohet dëshira e madhe, apo tash do ta ketë kulmin e karrierës, e cila do ta përfaqësoj Kosovën në Filipine, ku do të lobojë për bukuritë e mëdha natyrore që i ka Kosova.

Mbrëmë, për këtë rast, babai i saj, Ahmeti Asani, kishte organizuar një koktej rasti me familjarë e disa veprimtarë, që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, për të ndarë me ta gëzimin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here