Ai në fakt mori cmimin që do të donin të gjithë artistët, atë të internetit, si kënga më e dëgjuar, por nuk ka qenë i kënaqur. Eshtë fjala për reperin Noizy ku kënga me titull  “Shooting Star” që megjithëse tingëllonte si kënga “Beatiful” e Akon, sipas tij nuk u vlerësua ashtu sic duhet.

“Zhurnal Plus” mëson se ai ka refuzuar që të dalë në fund me të gjithë artistët në skenë, për të përkrahuar këngën fituese, ndërsa të nesërmen ai ia ka bërë “delite” edhe Ardit Gjebresë,  nuk ia ka shkuar në programin e tij.

Kështu që nëse ai si reper pretendonte një cmim më të madh, me një këngë që është e kopjuar, atëherë cfarë duhet të bëjnë të tjerët që kënduan një këngë të bërë enkas për ta dhe asnjë cmim nuk morën?.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here