Tashmë është i njohur për bëmat e tij… Probleme me policinë, sherre, këngë të kthyera në hite, shumë lidhje me femrat, disa prej tyre edhe personazhe publike.

Ky është Noizy, reperi i suksesshëm shqiptar, i cili së fundmi është fotografuar nga paparaci ynë në një tjetër konfrontim me policinë.

Siç mësohet, i gjithë ky konflikt ka lindur si pasojë e bllokimit të një makine nga ana e policisë së Vlorës, që më vonë rezultoi të ishte e një shoku të reperit. Noizy në ato momente ishte duke prerë flokët dhe kur e kanë njoftuar për këtë problem, ka dalë i revoltuar duke u zënë me fjalë me policët, e duke i ndaluar ata ndërkohë që të merrnin makinën.

Si pasojë e rezistencës së Noizyt, janë detyruar të vijnë përforcime dhe në fund problemi është zgjidhur paqësisht. Ne nuk e njohim mirë situatën, por ndonjëherë VIP-at kërkojnë që gjithçka të bëhet siç thonë ata…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here