Koncerti i fundit i rep këngëtarit Noizy në Zvicër, do të mbahet mend shumë gjatë. Përveç biletave të shitura në numër rekord, atmosfera e krijuar nga këngëtari atje me hitet e tij ka qenë vërtetë e nxehtë.

Si për fillim, Noizy para publikut është paraqitur i veshur, ndërsa me kalimin e kohës kur dhe atmosfera ka kaluar në temperatura të larta, koha e mirë verore dhe femrat e bukura përrreth, e kanë bërë këngëtarin që të zhvishet dhe të vazhdojë programin e tij.

Me këtë rast ka filluar ekzaltimi i fanseve femra, të cilat nuk janë përmbajtur në asnjë moment.

Afrimi pranë këngëtarit ka qenë e pamundur, pasi skena ku ka performuar ai në diskotekën “Rinora 4” ka qenë e lartë ndërsa sigurimi shumë strikt, gjë që ka bërë të pamundur ngjitjen e tyre. Përveç tatto-ve dhe trupit në formë, gjatë performancës Noizy ka treguar edhe të brendshmet firmato “Calvin Klein”, ndërsa xhinset e lëshuara poshtë janë pjesë e stilit të tij!

Pas Adelina Ismailit, Noizy është pjesë e këngëtarëve të zgjedhur që performojnë në këtë diskotekë, pasi në shumë evenimente në “Rinora4” paraqiten vetëm Dj dhe këngëtarë të huaj. Noizy, kohëve të fundit ka filluar të bëhet këngëtar i preferuar nga publiku dhe sidomos për femrat, pasi jep shumë koncerte gjithandej nga jetojnë shqiptarët./Panorama Plus/

3 KOMENTET

  1. NOIZY JE ME I MIRI.LE TE PLASIN NGA INATI TE TJERET.TY AS MOS TA NIN.TE RUJT ZOTI ISHELLA

  2. je numer ni mos ta nin valla se krejt shqiptart i tranove ahahhah qao bayyy

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here