Jeta aktuale e reperit, mes angazhimeve të shumta si artist e dashurisë së munguar. “Nuk kam një të dashur”, thotë ai në intervistën e dhënë për “Gazeta Shqiptare”, duke hedhur poshtë çdo shkrim të bërë në median rozë, së bashku me fotot komprometuese të publikuara herë pas here në to.

Noizy thotë gjithashtu se xhelozia e partnereve të ‘rastit’, atyre ‘afatshkurtrave’ është më se e dukshme.

Po duke iu rikthyer edhe një herë angazhimeve të tij, kryesisht atij në programin “E Diell”, reperi i famshëm thotë se ndihet mjaft mirë mes atyre artistëve dhe shton se është i lumtur për partneren që ka në krahë, Tunën. Çfarë rrëfen ai tjetër për karrierën dhe jetën private? E zbulojmë bashkë përmes këtij rrëfimi…
Noizy si kalon, me çfarë po merresh këto kohë?
Janë të shumta angazhimet për momentin, siç e keni parë jam çdo javë pjesë e spektaklit “E Diell”, kam marrë pjesë në “Kënga magjike” dhe veç këtyre kam një axhendë të ngjeshur me koncerte si dhe kam këngë të reja për të realizuar.
Siç e the dhe vetë, prej javësh të shohim të angazhuar në spektaklin “E Diell”, ku ti bën pjesë përkrah shumë emrave të mëdhenj të muzikës shqiptare, në dyshe je me Tunën, ndërkohë që një javë më parë këndove përkrah Rovena Dilos, si ishte kjo eksperiencë?
U ndjeva mirë me Rovenën sepse është shumë e talentuar dhe ka vërtetuar që mund të këndojë çfarëdolloj muzike, jo vetëm zhanrin me të cilin ajo është bërë e njohur. Gjithsesi me partneren aktuale ndihem më mirë.
Na trego pak atëherë, Tuna si është si partnere në këngë?
Tuna tepër energjike, ‘good looking’ dhe njeri i mirë mbi të gjitha.

Ziheni shpesh gjatë provave me njëri-tjetrin?
Jo aspak, (qesh) madje gjithçka shkon shumë mirë.

Meqë po flasim për partnere, sërish je përfolur shumë në media për lidhjet e tua me vajza. Më konkretisht në fokus së fundmi ka qenë një modele… Si është e vërteta, ka një relacion serioz në jetën tënde, apo vazhdon me taktikën ‘one night stand’?

Jo, gjithçka është një gënjeshtër e radhës, pasi s’kam asnjë lidhje me asnjë vajzë.
Të flasim pak edhe për xhelozitë e vajzave me të cilat shkon, a bën të them kështu… Ndihen ato xheloze për ty dhe si të kontrollojnë?

(qesh) Nuk ka shumë vajza, për mos të thënë që s’ka hiç për shkak se jam përkushtuar i tëri pas muzikës edhe albumit të radhës, për të cilin jam duke punuar aktualisht. Sa për xhelozi, jeta ime është 1 rrëmujë e madhe për momentin, shumë udhëtime, shumë zhurmë, shumë larg non-stop dhe këto gjëra janë kundra lidhjes së gjatë, kështu që xhelozia do të jetë aty se s’bën, madje më e theksuar se zakonisht.
Së fundmi në media je përfolur edhe për anulimin e koncertit në SHBA. Si shkak mendohet të ketë qenë Varrosi dhe Lil Koli të cilët nuk janë lejuar, është e vërtetë?
Në fakt atyre u nxorën probleme, unë kalova, por kur Varrosi dhe Lil Kolin nuk kaluan edhe unë u ktheva nga inati.
Të flasim pak për bashkëpunimet. Aktualisht ke përfunduar këngën e dytë me Enin ndërkohë që me Çiljetën, ende nuk ke realizuar bashkëpunimin e premtuar më parë. Çfarë po ndodh, është Çili neglizhente, apo është Eni shumë kërkuese?

Po, me Enin sapo e përfundova këngën e dytë dhe nuk po i bëjmë shumë reklamë këngës, sepse ajo do flasë vetë kur të dalë, kënga titullohet “Je gjithçka”. Ndërsa kënga me Çiljetën ka vonuar për shkak të koncerteve edhe takimeve jo të shpeshta mes meje dhe Çilit, por ju garantoj se edhe me të do bëhet diçka shumë e bukur madje shumë shpejt, sepse edhe Çilit sapo i tregova një ide kënge dhe e pëlqeu shumë.
Të kemi parë gjatë fundjavës së shkuar (para 2 të dielash) edhe në “Kënga Magjike”. Kënga e re një dedikim për kë? Për veten?
Tek “Kënga Magjike 2011″ mora pjesë me një këngë e cila është pjesë e albumit te ri, dhe nësë është dedikim ai do të mbetet sekret, vetëm unë mund ta di, askush tjetër.
Cilat janë komentet që ke marrë nga publiku dhe çfarë synon?
Kënga quhet “Shooting Star” dhe mund të them me bindje se është pëlqyer, sa i takon synimeve, synimi i parë që ka çdo artist është që kënga të pëlqehet, unë në këtë ia dola, tani më mbetet të pres.
Edhe një pyetje të fundit, dëgjove për skandalin Stresi-Enxhi?
Nuk i njoh./Eraldo Rexho/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here