Noizy lanson “Midis Tirone”Është publikuar videoklipi më i ri Noizyt që mban titullin “Midis Tirone”.

Kënga është hip-hop dhe është punuar nga DJ Aboom, ndërsa tekstin e ka shkruar vetë reperi.

Që në minutat e para të publikimit kënga është pëlqyer shumë, saqë për 20 minuta është shikuar mbi 50 mijë herë në YouTube.

Në një publikim të mëhershëm, reperi ka sqaruar se me këtë projekt do donte të përfaqësonte më së miri jetën në Tiranë, dhe se njerëz nga e gjithë e bota do kenë mundësinë që me anë të klipi të shohin një pasqyrë nga jeta e kryeqytetit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here