Për të dy këngëtarët janë ngritur dyshime për një lidhje të mundshem dashurie.

Enca dhe Noizy kanë një lidhje të ngushtë me njëri-tjetrin jo vetëm në bashkëpunimet muzikore. Veprimet e Encës herë pas here na bëjnë të mendojmë se mes tyre ka, ose më saktë, ka patur diçka.

Pavarësisht natyrës së saj ekstravagante, komenti provokues që këngëtarja ka lënë në foton e fundit e hedhur nga reperi në faqen e tij në “Facebook”, rizgjon dyshimet e mëparshme.

Gjysëm i zhveshur, i shtrirë në krevatin e tij 30-vjeçari uron mirëmëngjes dhe papritur vjen komenti i Encës: “Është bukur aty”. Çfarë ka dashur vallë të thotë këngëtarja me këto fjalë? Me siguri ndonjë mesazh të cilin vetëm Noizy mund ta kuptojë. 1

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here