Noizy flet rreth përleshjes së armatosur me Cozman“Shqiptarët dhe modeli që zgjedhim”, ka qenë kjo tema që është diskutuar mbrëmë në emisionin Opinion, ku ka folur edhe Noizy në lidhje të drejtpërdrejtë pas sherrit me Cozman në Prishtinë.

Noizy akuzon se filmimet në hotelin “Swiss Diamond” janë zhdukur dhe ngulmon që të gjenden, pasi ato dëshmojnë të vërtetën se pse nisi sherri mes grupit të tij dhe Babastars.

“Një makinë erdhi me shpejtësi dhe desh i shtypi çunat. Erdhi në parkingun e Swiss Diamond dhe pasqyra e madhe e Range Rover përplasi një nga anëtarët e OTR”, shpjegon Noizy se si ka nisur sherri.

Madje ai bëri një deklaratë bombë, duke paralajmëruar diçka që do zemëronte shumë fansa “Nëse nuk është kështu siç them unë, unë e lë muzikën, nuk këndoj më”.

“Nuk ekziston videoja e përleshjes mes nesh. Nuk e di se çfarë ka ndodhur. Swiss Diamond ka thënë se xhirimet nuk ka”, tha Noizy

Noizy u shpreh i revoltuar me mediat se si e kanë trajtuar përleshjen mes tij dhe Cozman.

Reperi tha se gazetarët shqiptarë me pak Lekë shkruajnë edhe lajme të ekzagjeruara. Sipas tij, me 50 Euro ai mundet ta bëjë një gazetar të këndojë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here