Noizy e Adriani triumfojnë në “ZHVMA 2015”Mbrëmë ka përfunduar spektakli “ Zhurma Video Music Awards 2015”.

Në një organizim nga Zico Tv në bashkëpunim këtë vit me Rtv 21, spektakli është mbajtur në teatrin e qytetit të Gjilanit, transmeton Telegrafi.

Çmimet kryesore u ndanë mes Adrian Gaxhës me këngën “Kalle” në bashkëpunim me Lindon Berishën, e cila u shpall si “Best song” ndërsa Noizy dhe Çiljeta me “Gangsta love”, fituan çmimin “Best video”.

Të dy bashkëpunimet veç çmimeve kryesore, në një konkurencë mjaft të fortë, arritën të triumfojnë edhe në disa kategori të tjera.

Edicioni i sivjetëm solli edhe çmimin e karrierës dhe iu nda karatistit Enver Idrizi, për të arriturat në karrierën e tij. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here