Noizy dhe Enca, fituesit e “Zhurma Show”Dueti i Noizy’it me Encën, “Bow Down” ka rezultuar me çmimin kryesorë të spektaklit Zhurma Show.

Spektakli Zhurma Show, që është duke u mbajtur sonte në Gjilan, ka edhe fituesit e vet.

Janë Noizy dhe Enca, që e kanë fituar çmimin kryesorë.

Çmimi është bërë edhe me spektakolar pas bujës së madhe, që bëri në media përleshja në mes të Noizyt dhe Cozman në Prishtinë.

Në këtë festival kanë marrë pjesë edhe reperë të tjerë të estradës shqiptare, përfshirë ata të On Recrods, por edhe bukuroshja Morena Taraku.

Çmimin Noizyt ia ka dhënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Noizy ka thënë pas ndarjes se çmimit, se ai është motivi që reperi të punojë edhe më shumë “në të ardhmen”, ndërsa ka treguar se është krenar që e ka Encën në grupin e tij OTR.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here