Kohët e fundit reperi i njohur nga Shqipëria, Noizy është duke u bërë gjithnjë e më shumë pjesë e faqeve rozë me historitë e tij të dashurisë…

Pas publikimit në “Bluetooth” të intervistës ku Noizy pranonte që kish pasur dikur një lidhje me këngëtaren e suksesshme kosovare, Genta Ismajli, vjen një tjetër lajm prej tij, e këtë herë sërish për një këngëtare…

Indikacionin për të zbuluar më shumë rreth kësaj relate e morëm nga thashethemi që po qarkullon këto kohë në rrethet e artistëve, i cili tregon se Rozana Radi është duke i kushtuar një këngë reperit, me të cilin realizoi dy bashkëpunime shumë të suksesshme vite më parë.

Vetë Rozana nuk e konfirmon këtë lajm, dhe pyetjes së gazetares së “Bluetooth” ajo i përgjigjet kështu: ‘Kënga nuk i dedikohet dikujt në veçanti’…

Megjithatë shprehja e popullit “Ku ka zë, s’është pa gjë”, nuk ka dalë kot, ndaj menjëherë morëm Noizyn, të cilit i kishin rënë gjithashtu në vesh këto fjalë… Reperi veç të tjerash gjatë bisedës telefonike na tha se “E kam fiksim Rozanën, e dua fort, do doja që të kisha në krah një femër si ajo…”

Po Rozi çfarë thotë për këtë deklaratë të reperit? “Noizyn e kam shumë xhan, e respektoj shumë, sepse është me të vertëtë një ndër meshkujt më të suksesshëm në muzikë”… Kaq ka thënë Rozi, duke mos dashur të bëjë asnjë koment sensacional për pyetjen tjetër që pasoi bisedën…

Ju kanë parë bashkë gjithmonë e më shpesh gjatë kohëve të fundit, madje në një koncert keni hyrë të dy të kapur për dore”, i është drejtuar gazetarja Rozit dhe kjo e fundit është justifikuar duke thënë: “Turma nuk na linte të kalonim, ndaj u kapa pas Noizyt”. /Bluetooth/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here