Reperi i njohur kontrovers Rigels Rajku edhe pse kohen me te madhe te tij e kalon jashte Shqiperise, ai vazhdon te mbetet gjithmone ne korent te ngjarjeve qe se paku lidhen me skenen shqiptare.

E themi kete, pasi nepermjet faqes se tij ne Facebook, ai i ka bere thirrje miqve te tij qe ne perzgjedhjen e kengetareve konkurente ne X-Factor Albani, voten e tyre ta japin per kengetaren e re Sheila Haxhiraj.

Nuk e dime se cfare raporti ka noizy me bukuroshen qe meson ne shkollen “Asim Vokshi” ne Tirane, e cila ben pjese ne grupin e vajzave ne “X Factor”, qe udhehiqet nga Juliana Pasha.

Gjithsesi nuk njihen ende arsyet e kesaj preference te hapur, por mesohet se ai eshte shprehur “Ju lutem mbeshteteni bukuroshen Sheila, ajo na ben te gjitheve krenare”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here