Agon Abdullahu, i njohur ndryshe si Noga, duket se nuk ka të ndalur, pasi ka lansuar së fundmi edhe projektin më të ri “Don mem pa”, një këngë të një stili tjetër, që përshkruan ndryshimin e tij.

Noga me anë të një komunikate ka bërë të ditur se ka lansuar këngën e re, ndërsa njeriu që thotë se ka 22 milionë shikime në YouTube, madje premton se do t’ia realizojë videoklipin këngës, e lokacioni i realizimit sipas tij është befasi e madhe.

“Unë kam ndryshuar. Tani e tutje do të përkushtohem më shumë në projekte serioze dhe sidomos në marrëdhëniet me publikun. Noga i vjetër, i takon të kaluarës”, theksoi Noga.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here