Noga dhe Kristela i japin fund martesës Këngëtari Agon Abdullahu dhe prezantuesja seksi e Top Chanel Kristela Gjoka bënë bujë të madhe me dasmën e tyre.

Por, burime të Indeksonline bëjnë me dije se martesa e tyre kishte përfunduar qysh ditën e nesërme kjo pasi që Kristela nuk dëshironte të jetonte në bashkësi familjare.

Noga dhe Kristela kanë larguar të gjitha fotot që kishin realizuar së bashku, dhe tashmë në profilet e tyre figuron që ata janë “single”.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se ndarja e tyre është bërë zyrtarisht për të cilën çështje janë në dijeni edhe familjarët e ish- çiftit.

Kujtojmë se Kristela është shtatëzënë në muajin e 6-të dhe është në pritje të një vajze.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here