Çifti më i përfoluri në Big Brother 1, Noçja dhe Olsi duket kanë ndarë rrugët përfundimisht, edhe pse kohë më parë ishin në prag të fejesës së tyre.

Olsi në një intervistë për mediat shqiptare ka zbuluar arsyet që sipas tij çuan çiftin drejt ndarjes.

“Arsyet janë ato që zakonisht çojnë në krizë një çift, por kurrsesi papërgjegjshmëria ime, gjë për të cilën më akuzon Najada (Noçja) në media.

Ne kemi tre vjet që njihemi dhe kemi një lidhje. Nëse do të isha i papërgjegjshëm do të kisha qenë i tillë që në fillim”, është shprehur Olsi.

Olsi ka treguar që xhelozia e Noçes edhe ka çuar në ndarje çiftin.

“Jam një djalë që marr përsipër përgjegjësitë e mia. Punoj nga mëngjesi deri në orët e vona, bëj një jetë shumë të rregullt, pa aventura jashtë lidhjes sime. Ndërkohë, sherri i madh mes meje dhe Najadës bëhej pikërisht sepse kjo e fundit ishte xheloze e tërbuar për mua”, ka pohuar ai.

Sipas Olsit, Noçja kishe filluar të ndryshojë shumë dhe kishin filluar të ziheshin për gjëra shumë të vogla.

“Duke e pasur parasysh që unë jam menaxher në një pub, unë kam shumë miqësi, por kjo nuk do të thotë që unë kam bërë aventura, ose më keq të kem një lidhje paralele”.

“Është e çuditshme, por ndihem i qetë. Tani po e kuptoj se sherret më paskan acaruar nga nervat dhe paskam pasur nevojë për pak qetësi. Mos prisni që do të them diçka të keqe për Najadën”, ka shtuar Olsi i cili ka përjashtuar mundësinë për ribashkim, duke shtuar se nuk është aspak i interesuar dhe ka nevojë të rrijë vetëm.

“Nuk jam fare i interesuar as për aventura dhe as për lidhje serioze këtë kohë. Mbase duhet të kërkoj një vajzë më të pjekur në moshë, ndoshta edhe diferenca e moshës mund të jetë pengesë për mbarëvajtjen në çift”, ka përfunduar Olsi.

1 Koment

  1. o sa pe me vika keq jen nje der adhuruesit e mi ti dhe noqja,faleja noqes bashkov apet ju dua shum

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here