Pasi i erdhi fundi lidhjes mes Erleta Hotit dhe Kastro Zizos (Klevis Bega) , ky i fundit është kthyer në Tiranë, duke lënë në Prishtinë edhe vajzën e vogël, Nia, që lindi nga kjo lidhje.

Ai ka disa javë që është në Tiranë dhe thotë të jetë kthyer kthyer atje përfundimisht.”U bë një muaj që jam në Tiranë. Nuk besoj se do rikthehem më në Prishtinë. Kalova dy vjet atje, i mbylla të gjitha punët që doja të bëja,” ka thënë ai në një intervistë për mediat shqiptare.

Këngëtari ka folur edhe për njerëzit e Prishtinës dhe kohën e kaluar mes tyre:
“Njerëzit në Prishtinë janë të ndarë në disa shtresa, në disa rrathë. Në rrethin kryesor që përbëhet nga Prishtinalitë vendas është e vështirë të të pranojnë, por nëse bëhesh pjesë e grupit ata bëjnë gjithçka. Kjo ndodhi me mua. Edhe atje nëse nuk je vendas ndodh që nuk të afrojnë, të gjykojnë. Madje më shumë se këtu, sepse Tirana është më e madhe dhe në një farë mënyre jemi të gjithë të ardhur”.

Kastro filloi të jetojë në Prishtinë, pasi u bë publike lidhja me vajzën e njohur të ekranit kosovar. Pas lajmit të shtatzënisë së Erletës, çifti u martua në një ceremoni private dhe jetonin të dy në Prishtinë, ku Kastro punonte si drejtor në një kompani mediatike.

Kastro Zizo ka në CV-në personale edhe një divorc tjetër, – atë nga bashkëshortja e parë, Jola – nga martesa me të cilën ka dhe një djalë, Dankanin. Divorci i tyre ka qenë shumë i bujshëm në media dhe për faktin se si arsye për këtë divorc shërbyen disa foto të Kastros me një vajzë tjetër. “Nuk e toleroja dot pijen. Në fillim ai pinte me raste dhe shqetësohesha kur e kalonte masën. Por më pas filloi të pinte sistematikisht dhe bëhej i padurueshëm në shtëpi. Filluam të ziheshim dhe ambienti u bë problematik edhe për djalin, i cili nuk duronte dot kur ne ngrinim zërin”, tha Jola në atë kohë gjatë një interviste. Gjykata ia dha fëmijën Jolës dhe prej asaj kohe Kastro u largua në Kosovë, ku u njoh me Erletën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here