Një vit pa Dr. FlorinKa kaluar tashmë një vit që nga humbja tragjike e kantautorit Dr. Flori, një prej personazheve më të dashur të muzikës shqiptare.

Kompozitori dhe tekstshkruesi i shumë hiteve që do të rrembënin zemrën e fansave, u nda nga jeta më datë 17 nëntor 2014, në moshën 35 vjeçare, duke lënë pas, jo vetëm bashkëshorten Blerinë dhe dy fëmijë, vajzën Kaltrina dhe djalin Daniel, por dhe shumë këngë të papërfunduara. E tillë ishte dhe një demo e lënë në studio, të cilën i vëllai i tij Albani sëbashku me një prej mikeshave të tij më të ngushta Aurela Gaçe, e shndërruar një hit me titullin “Baba në ktë skenë” pikërisht këtë verë që lamë pas.

Një dedikim të ndjerë i ka bërë bashkëshortja e tij, Blerina, e cila i shkruan disa radhë shumë prekëse. Ja çfarë shkruan ajo:

“Sot u bë një vit pa ty, pa gjënë më të çmuar të jetës sime, kam mbetur ende tek 17 nëntori i një viti më parë, ku nuk mund të besoja se tashme do të më duhej të ecja e vetme, në udhëtimin që nisëm bashkë. Flori na ka marrë marrë të gjithëve për ty. Kaltrina përpiqet të jetë e përmbajtur se ka hallin tim, përpiqet të fshehë gjithçka që ndodh brenda saj, por ka ditë që shpërthen në lot dhe unë e lë të qajë dhe i bashkohem fshehurazi lëtove të saj. Ishte shumë e vogël për të pasur një mugesë kaq të madhe Flori, por ndidhet krenare kur flitet për ty. Danieli të përqafon. Po, po merr fotografinë tënde dhe i flet asaj. Po përpiqem të dëshifroj dhe më duket sikur pyet … pse .. pse .. pse Pse s’mund të luajmë bashkë, pse nuk ece dhe pak kohë mbi tokë dhe unë do të isha një arsye më shumë për të vazhduar udhëtimin bashkë me mamin.

Flori, ti thjesht mungon fizikisht sepse unë sërisht flas me ty thuajse gjithë ditën dhe kur flenë femijët jam sërisht me ty, sepse ti je ëndrra ime çdo natë, pastaj zgjohem me ty dhe kështu përsëritet çdo ditë. Ndryshimi i vetëm është se fëmijët po rriten dhe bashkë më to dhe mungesa jote. Flori ju mungon të gjithëve, mamit, babit, Albanit, Idës, të gjithëve. Të duam shumë shumë Blerina, Kaltrina, Daniel”/tvklan.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here