Një vilë e gjitha me ngjyrë të bardhë dhe me formën e një anijeje kozmike, me dy kulla prej 22 metrash lartësi secila, do të ndërtohet në mes të pishave dhe panoramës së Rubliovkas.

Kjo është një zonë rezidenciale e elitës ruse në periferi të Moskës, kjo është dhurata e ardhshme e dasmës që oligarku rus Vladislav Doronin do t’i bëjë partneres së tij, top modeles Naomi Campbell.

Projekti, aktualisht në fazën e realizimit, mban firmën e arkitektetes së famshme me origjinë irakiane Zaha Hadid, që ka realizuar edhe projektin e muzeut Maxxi në Romë.

Vila, me vetrata të mëdha xhami dhe veshje të brendshme prej druri, do të jetë e pajisur me pishinë, palestër, banjo turke dhe ruse, ndryshe e quajtur Hamam.Kostoja nuk është ende e qartë por banesa më e shtrenjtë në zonën Rubliovka kushton rreth 74 milionë dollarë./Indeksonline/.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here