Ora me këngën e saj shumë të dëgjuar dhe në vendet shqiptare, ndërsa në botë një hit, me titull “Hot Right Now” ka qenë për këtë javë në vendin e dytë në kanalin muzikor “4 MUSIC”.

Në këtë kanal të njohur muzikor listohen prurjet e këngëve më të reja dhe më të bukura internacionale në një top listë e cila ndryshe në versionin origjinal quhet “Fresh Music Top 20”.

Ndërsa vendi i parë në këtë top listë kryesohet nga Rihana me këngën e saj “You Da one”. Por duke parë këtë klasifikim dhe pozitën e shqiptares me këngën e saj, nuk është çudi që Rita do t’ia kalojë shumë shpejt dhe Rihanës pse jo. M.Gj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here