Jemi mësuar tanimë të dëgjojmë emra shqiptarë të cilët në Hollywood janë të njohur, por tek ne nuk shkruhet apo nuk flitet shumë për ata.

Kësaj radhe kemi vendosur që të ju prezentojmë një tjetër shqiptare që po josh emrat e mëdhënj të kinematografisë botërore.
Emri i saj është Antoinette (Antoneta) Nikprelaj, aktore kjo e cila jeton dhe vepron në SHBA.

Antonetën apo aktorën e bukur shqiptare keni pasur mundësi ta shihni të aktrojë përkrah emrave të mëdhenj në filmin “Pirates of the Caribbean”, ndërsa shumë edhe në filmin sci-fi “Chronicles of Riddick: Dead Man Stalking” përkrah aktorit Vin Diesel.

Përveç talentit të saj si aktore, Antoneta ka një trup shumë seksi dhe një fytyrë engjëllore dhe së fundi thuhet se ka oferta të ndryshme për të qenë pjesë e filmave dhe imazh i kompanive të ndryshme të huaja kozmetike.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here