E quajmë kështu, sepse në të vërtetë është fjala për një material të ri muzikor, një këngë e përgatitur nga Ledina Çelo.

Kënga mban titullin ’Can you touch mebaby’, dhe është gati për t’u prezantuar në Gjermani. Këto ditë ajo do të paraqitet përsëri në klasifikimet e vendit ku tashmë këngëtarja jeton dhe synon të vazhdojë karrierën. Për Ledina Çelon nuk është hera e parë që kënga t’i lançohet në ‘hit-parade’.
Disa kohë më parë ajo paraqiti këngën “Deangers”. Kënga u klasifikua në listën e 100 këngëve më të mira në Gjermani, madje “Top Charts” arriti që ta mbante të pozicionuar Ledina Çelon për dy muaj në renditjen e më të mirëve. Dhe ajo nuk ndalet, por këtë herë është në sfidën e radhës. /Bluetooth/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here