Ndonëse i panjohur për pjesën më të madhe të publikut shqiptar, DJ Prime është një shqiptar që merret me muzikë në Gjermani, por mjaft i suksesshëm atje.

Veç këngëve të njohura të tij “Zemër, zemër”, “Alone with You” etj., kënga që e bëri Dj Primen të famshëm në mbarë botë është hiti “All The Boys Love Me”, me të cilën DJ Prime ka arritur ndoshta të tejkalojë edhe pritshmëritë e tij nga vetja, duke bërë për vete një këngëtare mjaft të njohur në botë, sikurse është Rihanna.

Mediat gjermane kanë shkruar se Rihanna dora vetë, pasi pa videon e këngës “All the boys love me”, i kërkoi djaloshit shqiptar që të bashkëpunonin në versionin amerikan të këngës i cili do të këndohet shumë shpejt nga Rihanna dhe do të titullohet “All The Girls Love Me”

. Mezi presim ta shohim këngën e shqiptarit që do të luhet në diskot më të mëdha të botës dhe do të transmetohet nga stacionet më të njohura muzikore. Siç e kanë treguar më së miri këto vite, Shqipëria ka me të vërtetë shumë talente në muzikë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here