Robi UilliamsNjë pritje prej heroi i është rezervuar mbrëmë në Round House të Londrës, Robi Uilliamsit, në të parin koncert live të vërtetë pas tre vjetësh.

Ndërkohë që tre mijë fansa e kanë duartrokitur pa pushim.

Ish-Take That, ka falenderuar fansat e tij, pasi – edhe pse ka qenë pak nervoz – pritja e ngrohtë i ka dhënë më tepër siguri.

Këngëtari ka prezantuar këngët e reja, por nuk ka harruar të këndojë edhe sukseset e dikurshme. Koncerti u transmetua direkt në 250 kinema europiane.

Diksu i ri i tij “Reality killed the video star”, do të dalë në Europë në 6 nëntor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here