Një pjesë e garderobës e Audrey Hepburn në ankand Një pjesë e garderobës e Audrey Hepburn, do të ekspozohen dy ditw nw Paris para se të shpërngulen për në një ankand që do të mbahet në Londër, ka bërë të ditur shtëpia e ankandeve “Sotheby”, e cila organizon shitjen.
Krahas 36 fustaneve të viteve ’50 dhe ’60 të cilat i kanë takuar ikonës së modës dhe fytyrës së markës “Givenchy”, në ankand po ashtu do të ekspozohen veshje të tjera si kapele, rripa, shumë çanta të firmës “Channel”, por edhe letra në të cilat Hepbern përshkruan eksperiencën gjatë xhirimit të filmit “Roman Holiday”, krahas aktorit Gregory Peck.
Në mesi ne fustaneve solemne gjenden edhe disa fustane të vogla me ngjyrë të zezë të dizajnuara nga kreatori i “Valentino”, “Givenchy”, e të cilët gjithnjë kanë deklaruar se ka qenë Hepburn ajo që shpesh kishte zgjedhur modelet e fustaneve të saj.

Njëra prej fustaneve që padyshim mban vlerën më të madhe është ajo që kishte veshur Hepburn në filmin “How to Steal a Million”, në vitin 1966 krahas aktorëve si Peter O’Toole, e të cilin ia kishte dizajnuar “Givenchy”.

Në “Sotheby”, kanë bërë të ditur se ankandi do të mund të sjellë mbi 110 mijë euro. Gjysma e përfitimit është paralajmëruar se do të ndahet për fondin e fëmijëve “Audrey Hepburn”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here