Një ‘pilote’ si Yllka Kuqi Këngëtarja e njohur Yllka Kuqi ka bërë të ditur së fundmi se do të publikojë disa projekte të reja, një prej të cilave pritet të jetë një bashkëpunim shumë i veçantë me këngëtaren Nexhmije Pagarusha.

Ndërkohë ajo vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat numëron me mijëra fansa.

Yllka ndan thuajse çdo ditë me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj, gjersa së fundmi ka publikuar një fotografi mjaft interesante në llogarinë personale në Instagram.

Gjatë një udhëtimi me aeroplan, kureshtja e këngëtares për të parë nga afër pilotimin e tij, ka bërë që kapiteni t’i ofrojë një vizitë tek dhoma e pilotimit të aeroplanit.

Në fotografinë e publikuar në Instagram, Yllka ka treguar për adrenalinën që ka përjetuar gjatë këtij udhëtimi, në të cilin pati mundësinë që njëherë në jetën e saj të ndihet si “pilote”.

“Pamja ime për sot, ishte një kënaqësi e madhe të isha e ftuara e kapitenit X. Faleminderit!”, shkruan këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BQVgMNDl9NR/?taken-by=yllkakuqi

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here