Para pak kohësh ka qarkulluar në media lajmi se aktorja e njohur Angelina Jolie është duke njohur dikë tjetër, tashmë që martesa e saj me aktorin Brad Pitt ka përfunduar.

Madje sipas disa mediavetë huaja, Jolie është duke u njohur me një miliarder. Por sipas “Hollywoodlife” këto lajme janë të pavërteta.

Miq të afërt të aktores kanë treguar se Jolie është tërësisht e fokusuar tek fëmijët e saj dhe nuk mendon të njohë dikë të ri, të paktën në këtë periudhë.

Madje thuhet gjithashtu se aktorja po e shijon faktin që nuk ka asnjë mashkull në jetën e saj, në mënyrë që t’i dedikohet më tepër fëmijëve të saj. Këto kohë ajo është fotografuar në evente të ndryshme e shoqëruar gjithnjë prej tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here