Pesë zëra të mrekullueshëm bashkojnë, pesë trevat shqiptare Shqipëri, Çamëri, Maqedoni, Kosovë e Mal të Zi.
Janë këta këngëtaret e njohur: Nikollë Nikprelaj, Kastriot Tusha, Ilir Shaqiri, Enkeleida Arifi dhe Selami Kolonja, që gjithmonë i kënduan flamurit dhe kombit, ndërsa tani të bashkuar sjellin një kryevepër dedikuar 100 Vjetorit te Pavarësisë.
Një këngë dhe video me titull domethënës “Në një flamur të pandarë”, një produksion i Radio Televizionit Shqiptar, i cilësuar si “Himni i 100 Vjetorit”, simbolizon një ëndërr shekullore të shqiptarëve për t’u bashkuar.
Kënga është shkruar dhe kompozuar nga dyshja e njohur, Agim Doçi dhe Edmond Zhulali.
Burimi : vipat.info