Filmi amerikan “The hurt Locker” fitoi të djelën çmimin si filmi më i mirë në garën vjetore britanike të filmit.

Filmi i regjisores amerikane, Kethrin Biglou, ka në qendër një skuadër të ushtarëve amerikanë që vepron në Irak.

Kjo është hera e parë që një regjisore nderohet me çmimin më të lartë të kinemasë në Britani.

Biglou me çmimin e marrë la pas filmin “Avatar”, me regjisor ish bashkëshortin e saj Xhejms Kamerun.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here