Rajmonda Bulku mbetet plot sharm dhe tërheq akoma vëmendjen e njerëzve, edhe pse tashmë është zgjedhur si deputete në kuvendin e Shqipërisë nga Partia Demokratike.

Por ashtu sikurse shihet fare qartë nga kjo foto, Bulku, e cila është duke hyrë në kryesinë e kuvendit për mbledhjen e grupit parlamentar të kësaj partie, është vënë nën syrin shpotitës të një personeli të Gardës që e ndjek me sy në çdo lëvizje.

I shkreti punonjës, nuk e di, se nëse do të duhet të provokojë ndonjë, i kanë dhënë urdhër të provokojë ata të PS, dhe jo ata të PD. Duke mos i njohur, ai ka ngatërruar objektin. Dhe nuk kemi akoma të dhëna nëse është në punë apo jo, pas ankesës së Mondes te komandanti i Gardës.(Bluetooth)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here