Një baladë nga Shpat Kasapi  Ka vetëm disa ditë që Shpat Kasapi e publikoi bashkëpunimin me Ingrit Gjonin, ndërsa këngëtari ka ardhur me një tjetër këngë të re.

Bëhet fjalë për një baladë që është pjesë e projekteve për festat e fundvitit e që titullohet “Nëse beson në Zot”.

Në xhirimin e publikuar në YouTube, këngëtari shoqërohet nga Big Mama, e cila bën rolin e protagonistet femër.

Ndryshe, dueti i Shpatit me Ingritin mban titullin “Faji” dhe është realizuar me videoklip. Për tri ditë, videoja është shikuar afro gjysmë milioni herë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here