Filloi dhe edicioni i 3-të i shtëpisë më të famshme të VIP-ave shqiptare, VIP Shpija 3.
Ky edicion pak ndryshe, dhe me një organizim më të mirë filloi mbrëmë dhe banorët e shtëpisë do të kenë sfidat e ndryshme për të përballuar qëndrimin për 5 javë. Spektakli do të prezantohet nga Albana Osmani, moderatorja e famshme e emisioneve argëtuese të Top Channel, Shuki – një nga moderatorët për shout e ndryshëm në KTV si dhe aktorët e skeçeve humoristike të ashtuquajtur “Stupcat”.

Ata bënë prezantimin e banorëve, duke shëndërruar një spektakël të shkëlqyer.  Banorët e  VIP Shpija 3 janë: Enver Petrovci, Ardi Islami, Florian Kondi, Inida Gjata – Zhaku,  Morena Taraku, Ronela Hajati, Shkendije Mujaj, Shqipri Kelmendi. Spektakli do të prezantohet në rrjetin Kujtesa dhe Digitalb.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here