Pas një turi me koncerte dhe udhëtime jashtë vendit, reperit të njohur kosovar Capital T (Trim Ademi), si duket i kishte skaduar afati i vizës për qëndrim jashtë Kosovës.

Kjo gjë që e ka detyruar të kthehet në vendlindje për të vazhduar vizën, pasi e njëjta i duhej për të vazhduar koncertet e verës.

Edhe pse kishte deklaruar se nuk do të mbajë asnjë koncert këtë verë por do të fokusohet në realizimin e projekteve muzikore, Capital T gjatë javës që kaloi ka humbur shansin për të mbajtur një koncert në një diskotekë shqiptare në Gjermani, së bashku me Sinan Vllasaliun.

Pasi Sinani kishte qenë i pranishëm në mbrëmje, organizatorët e koncertit ishin munduar që menjëherë të gjejnë zëvendësim për reperin e ri, ndërsa kishin njoftuar edhe publikun që Capital T nuk do të mund të jetë i pranishëm në mbrëmje, për shkak se nuk e kishte marrë vizën në Ambasadën Gjermane në Prishtinë, por duke mos dhënë më shumë detaje pse i është refuzuar viza reperit të njohur

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here