Top Fest 8, festivali i këngës mbarëshqiptare, nisi sot rrugëtimin e tij drejt finales, me fillimin e fazës së parë.

Mbi 130 këngëtarë dhe grupe nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe diaspora do të konkurrojnë, për të fituar një vend në finalen e madhe.

Kjo fazë e prezantuar nga Marina dhe Luana Vjollca, transmetohet nga e hëna në të enjte në Top Channel, në orën 15.40, ndërsa çdo të premte mbrëma, do të performojnë tetë këngëtarët më të mirë të javës.

Pjesëmarrësit do të shoqërohen nga orkestra e Top Channel-it, e pas një sërë përzgjedhjesh, do të kalohet në finalen e madhe, ku si çdo vit, do të ndahen edhe çmime për artistët dhe këngët më të mira./tch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here