Filmi i mbushur me yje, “Nine”, është duke udhëhequr me nominime për edicionin e 14-të vjetor Satellite Awards me 11 nominime.
Filmi spektakolar i Rob Marshall, që është adaptim i shfaqjes teatrale të Broadway-t, mund të jetë fituesi i mbrëmjes, me yjet Penelope Cruz, Marion Cotillard dhe Daniel Day-Lewis, që të gjithë konkurrentë për çmimet më të rëndësishme.
“Nine” do të luftojë me “The Informant!”, “It’s Complicated”, “Julie & Julia”, “A Serious Man” dhe “Up in the Air” për çmimin e Filmit më të Mirë në kategorinë e Komedisë ose Muzikalit.
Ndarja e çmimeve Satellite Awards do të bëhet më 20 dhjetor në Los Angeles.