Niki Shreli: Ja si u ngjita në majen e Hollywood'itiPlot 25 minuta Nick Shreli rrëfen për jetën e tij, fëmijërinë. Ai zbulon detaje që nga viti 1969 kur prindërit e tij shpërngulen drejt Amerikës.

Edhe pse Nicku do të rritej shumë larg rrënjëve të tij, pavarësisht kësaj, ai u rrit me përcjelljen e rrënjëve nga prindërit, e të afërm të tjerë shqiptarë, i cili u rrit duke dëgjuar muzikë shqipe, e duke e ditur se ai është shqiptar, transmeton Koha.net.

Gjatë intervistës do të hasni në shumë pjesë, ku Nicku flet pak shqip, sado dobët, ai mundohet për ta mësuar edhe më mirë, transmeton koha.net.

I suksesshëm në disa filma, ai rrëfen botën e filmit se nuk është lehtë të sfidohen aktorët e Hollywoodit, mirëpo me përkushtimin e tij, dashurinë ndaj këtij arti, ai ia ka arritur qëllimit.

Në “PRO X” protagonisti jep detaje edhe për filmin e tij të fundit “Cash Only” , ku përveç që luan ai aty, po ashtu është edhe skenarist.

Ai për këtë film tregon se e ka shtjelluar në kohën e viteve 1970-1980, kur familja e tij shkon në Amerikë, në këtë film Nicku sjell shqiptarët në Amerikë, jetën e tyre e shumëçka tjetër.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here