’Channel D ka mbajtur sekret për muaj të tërë projektin e pabotuar, i cili premierën e ka pasur të shtunën e kaluar.

Bëhet fjalë për telenovelën ‘’Qyteti i humbur’’, ku një nga protagonistët kryesorë të këtij seriali është dhe aktori i njohur shqiptar, Kreshnik Xhelilaj. Kjo është hera e arë që në një telenovelë turke luan një aktor nga Shqipëria, ndërsa destinacioni i tij është Bollywood-i, si hyrje e re në tregun kinematografik në Azi.

Xhelilaj ka lindur në Shqipëri dhe ka krijuar një publik të gjerë fansash që e kanë ndjekur me projektet që ka realizuar deri më tani. Festivali Internacional i filmit në Moskë, Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë janë vetëm disa nga sukseset e Nikut, djaloshit i cili zotëron shumë mirë gjuhët italiane, turke dhe gjermane. “Ky emër është shumë premtues mes talenteve të reja në ekranet turke’’, kështu e kanë përshkruar portretin e aktorit shqiptar Nik Xhelilaj mediat turke. Ja çfarë ka thënë ai për një revistë turke gjatë premierës së filmit.
Është hera e parë që vizitoni Turqinë dhe shfaqeni në një projekt filmik…
Është hera e parë që shfaqem në një projekt filmik, por është hera e dytë që e vizitoj këtë vend të bukur, kam ndjekur këtu shkollën e lartë ushtarake për shtatë muaj.
Jeni përshtatur shpejt në këtë mjedis të aktorëve?
Po më ndihmojnë tej mase dhe në një mënyrë shumë të shpejtë jam përshtatur
pasi turqishtja nuk është gjuha ime e parë. Pa këtë ekip, do të kisha dështuar (qesh).
Në cilin karakter e shihni veten?
Për herë të parë unë jam duke aktruar një karakter të ndershëm. Kadiri, një djalë dinjitoz, i përgjegjshëm në punët që bën pas humbjes së të atit, ai është mbështetja më e madhe për të ëmën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here