Nik Xhelilaj ka refuzuar të bëhet pjesë e revistave të rëndësishme shqiptare të cilat e kanë vlerësuar si një prej aktorëve më seksi shqiptarë.
Xhelilaj ka refuzuar ofertat me pretendimin se nuk duan ta vlerësojnë si mashkull seksi, por si një aktor të mirë. Duke vepruar në këtë mënyrë, Xhelilaj për një kohë të gjatë vazhdoi të ruajë misterin e sidomos imazhin e një seks simboli derisa një ditë bëri gabimin dhe pranoi të shfaqet si prezantues i Festivalit të RTSH-së.
Tani edhe pa qenë e nevojshme ta thotë vetë ai, imazhi i aktorit seks simbol u shua brenda pak çastesh që në momentin e parë që Xhelilaj vendosi të flasë nën petkun e moderatorit. Në fakt do të kishte qenë shumë më mirë që aktori të mos dilte nga profesioni i tij.
Të paktën kështu do të kishte ruajtur edhe për ca kohë imazhin e një aktori jo vetëm të talentuar, por edhe seksi. (Bluetooth)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here