Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton se juria e \’Shooting Stars\’– European Film Promotion\’, ka shpallur si një nga 10 talentet e reja të Evropës, aktorin shqiptar, Nik Xhelilaj.

Prej majit të vitit 2010 edhe Shqipëria përfaqësuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, është anëtare e European Film Promotion (EFP) i cili është rrjeti i vetëm ndërkombëtar që organizon promocion dhe marketim të Kinematografisë Evropiane në mbarë botën.

Shqipëria mori pjesë këtë vit për herë të pare. Juria e përzgjedhur nga EFP (aktorja gjermane Heike Makatsch, regjisori danez Ole Christian Madsen, producenti francez Cédomir Kolar, casting director Lina Todd nga USA dhe autori dhe kritiku britanik i filmit Derek Elley) midis shumë kandidatëve nga e gjithë Evropa, zgjodhi 10 aktoret/aktorët më të mirë, për t’i promovuar si talentet e vitit 2011 në Kinematografinë Evropiane, ndër të cilët bën pjesë edhe aktori shqiptar Nik Xhelilaj, i përfaqësuar më filmin \’Shqiptari\’.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here