Nik XhelilajNik Xhelilaj duket se do të jetë ylli më i ri i telenovelave turke. Këto janë lajmet më të fundit që vijnë për aktorin e njohur shqiptar, Xhelilaj. Niku, i cili kohëve të fundit nuk është angazhuar në ndonjë projekt në filmiografinë shqiptare, shumë shpejt do të jetë protagonist në një serial turk.

“Kayıp Şehir” është prodhimi më i ri turk i targuar nën logon e kanalit të ndjekur turk “Kanal D”, i cili do të nisë të shfaqet në Turqi duke filluar nga muaji shtator. Shqiptari Nik Xhelilaj në këtë serial do të ketë rol protagonist. Ai do të jetë njëri nga 5 fëmijët e një familjeje që përjeton shumë drama. Kadir është emri i personazhit që Niku do të ketë në këtë film. Ajo që ka tërhequr vëmendjen e mediave turke ka qenë talenti dhe filmat ku ka luajtur më parë Niku. Ato e kanë cilësuar atë si një aktor të ri dhe premtues.

Megjithatë, lidhjet e Nikut me Turqinë janë pak më të hershme. Në moshën 14-vjeçare  familja e dërgon Nikun në Turqi për të vazhduar shkollën ushtarake, të cilën ai e braktisi për t’u rikthyer në Tiranë dhe për të nisur Akademinë e Arteve për aktor. Tani Niku nuk shkon më në Turqi si nxënës, por si një aktor i afirmuar, nga i cili pritshmëritë janë të mëdha.

Historia
Të humbur në qytet, tregon jetën në rrugët e pasme të Stambollit, të tragjedive njerëzore të shkaktuara nga varfëria, gratë, jevgjitë,  transvestitët por edhe diskriminimi i zezakëve, çështjet e punës dhe fëmijët e rrugës që punojnë në një botë të dhunshme janë disa nga çështjet që ngrihen në këtë film. Një film, i cili flet për qytetet e mëdha dhe njerëzit  shpesh të vegjël e të papërfillshëm që i popullojnë. Pas çdo njërit prej tyre qëndron një histori e tërë. Pikë qendrore e gjithë kësaj historie që ndodh në këtë lagje, është ajo e familjes Toptaş që vjen nga Deti i Zi.

Pas zhdukjes së kryefamiljarit Merjemja, gruaja e tij dhe fëmijët fillojnë të kërkojnë babain e tyre të dashur. Por papritur  Merjemja me 5 djemtë dhe  një vajzë do të mbetet e ve me gjashtë fëmijë. Nik Xhelilaj luan rolin e 22-vjeçarit Kadir, që është një nga djemtë e familjes Toptas. Seriali nëpërmjet dramës së familjes Toptas përshkruan  luftën për mbijetesë, por edhe në rrugët e errëta të Stambollit, të cilat sjellin në ekran një dramë njerëzore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here