nikuNik Xhelilaj tashmë është një nga aktorët e huaj premtues në telenovelat turke, të cilat po pushtojnë Evropën e më gjerë, sidomos me “Sulejmanin e Madhërishëm”. Por Niku, i njohur si aktor i shumë filmave në Shqipëri, tashmë është bërë pjesë e serialeve turke. Ai është një nga protagonistët e telenovelës “Qyteti i humbur” dhe në këtë intervistë për mediat turke shpjegon më shumë rreth eksperiencës së tij si aktor dhe vështirësitë në rolet turke.

Keni ardhur këtu nga Shqipëria. A mund të na flisni për arsyet që ju sollën në Turqi?

Në fakt unë isha në Londër përpara se të vija në Turqi. Në këtë vend kam ardhur për herë të parë kur isha 12 vjeç, pasi kam qenë në shkollën ushtarake në Stamboll. Pastaj u arratisa që andej pas 5 muajsh.

A reagoi babai juaj pasi braktisët shkollën dhe vendosët të bëheshit aktor?

Ai u çmend rreth këtij fakti dhe sigurisht që nuk ishte aspak dakord kur unë vendosa të studioja aktrim. Por unë nuk u dorëzova. Im atë nuk më foli përreth një vit sepse unë ika nga shkolla ushtarake. Në fakt unë doja të studioja në universitet për drejtësi, por nuk munda. Gjatë asaj kohe ishte një kurs special për aktrim dhe ishte gjë e re në Shqipëri. Vendosa ta provoja dhe të trajnohesha e të merrja leksione për tre muaj. Që aty më rekomanduan për në universitet. Pas përpjekjes sime të dytë u përzgjodha për të studiuar aktrim.

Si është sektori i filmave serialë në Shqipëri?

Në Shqipëri nuk ka filma me seri. Ata merren nga vendet e tjera. Më shumë telenovela turke ose braziliane.

Keni parë ju seriale apo telenovela turke?

Unë nuk i shikoj serialet televizive, por familja ime ka parë Gymyshin dhe Ezelin.

Cili rol shenjoi suksesin tënd?

Projekti im i tretë pasi mbarova shkollën. Ishte filmi “Shqiptari” që hapi gjithë dyert e karrierës sime si aktor. Ishte një produksion shqiptaro-gjerman. Ai rol bëri që unë të vlerësohesha edhe me çmimin “Silver St. George Best Male Actor” në vitin 2010 në Moskë, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit. Gjatë asaj kohe fitova edhe çmimin si aktori më i mirë mashkull në vitin 2011, “Nuremberg Film Festival”.

Si ndodhi që u bërë pjesë e “Qytetit të humbur” ?

Unë jam takuar me Harika Uygur gjatë kohës që isha duke punuar për një projekt. Atëherë luaja në “Three Roads – Uc Yol”, i drejtuar nga Faysal Soysal. E teksa isha duke punuar atje u takova me Tomris Giritlioglu dhe ajo më ofroi rolin e Kadirit në këtë projekt.

Si jeni ndjerë në këtë rol?

Është pak e vështirë sepse është rol i komplikuar për mua, sidomos për shkak të gjuhës turke, e cila mbetet një barrierë për mua. Përveç kësaj, Kadiri e trajton familjen e tij dhe të atin me besim. Familja e tij ka emigruar nga zona e Detit të Zi në Stamboll. E ndërsa çdo person që do të shkonte fillimisht në Stamboll do të argëtohej si fillim, Kadiri është gjithmonë i zënë me punë dhe duke ndihmuar familjen e tij. E gjej rolin tim si një karakter të mirë, sepse është shumë i matur edhe pse është shumë i ri.

Si përfundim, si e shihni të punuarit në Stamboll?

Është pak e vështirë këto kohë, sepse është thjesht fillimi. Megjithatë, puna është punë kudo. Nuk ka rëndësi nëse ti je në Mars apo në Hënë dhe puna është gjithmonë e mirë pasi ti e mbaron atë.

A ndihesh komod në Turqi?

Shumë. Ky vend është i ngjashëm me Shqipërinë. Kam shkuar një herë në Bostanci dhe e dashurova atë vend. Nëse ndonjëherë do të jetoj në Turqi përfundimisht, do të jetoja në Bostanci.

Burimi: vipat.info

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here