Nicole Scherzinger zëvendëson Ritën në “X Factor”Këngëtarja e njohur Nicole Scherzinger do të zëvendësojë Rita Orën në jurinë e spektaklit britanik “X Factor”.

Pak orë pasi Rita konfirmoi se më nuk do të jetë pjesë e panelit për nxjerrje të talenteve, Scherzinger është më e përfolura për rikthim në këtë pozitë.

“Kam kaluar shkëlqyeshëm vitin e kaluar në X Factor dhe do të më mungoj ekipi”, ka shkruar sot Rita në Twitter.

Ish-anëtarja e Pussycat Dolls ishte pjesë e jurisë në vitin 2012 dhe në juri sivjet do të bashkohet edhe me Louis Walsh e Sharon Osbourne.

Nga juria përpos Ritës sivjet janë larguar edhe Cheryl Fernandez-Versini e Nick Grimshaw.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here