Nicole Scherzinger është një e dashur e përkushtuar dhe sa herë që ia lejon agjenda e ngarkuar, ajo shikon nga afër garat e Formula One, ku garon i dashuri i saj.

Por gara e djeshme (e dielë) nuk ka qenë fare argëtuese, pasi ajo ka shikuar të dashurin e saj Lewis Hamilton, duke bërë ndeshje në Belgian Grand Prix , që në sekondat e parë të garës.

Këngëtarja 34 vjeçare, pasi u tmerrua teksa pa të dëmtuar veturën e të dashurit, mbylli sytë kur vërejti se Hamilton, 27 vjeçar, doli i palënduar nga vetura.

Ëndrra për sukses e ngasësit të McLaren u ndërpre, kur ai u përfshi në një ndeshje dramatike mes katër automjetesh që në kthesën e parë të shtegut.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here