Ofertën prej një milion dollarësh të bankës “NDB” nga Emiratet e Bashkuara Arabe, për një shfaqje 45 minutash në Qendrën Botërore të Tregtisë të Dubait, Nicole Scherzinger nuk ka mundur ta refuzonte.

Organizatorët e koncertit, këngëtares i kanë paguar edhe biletën kthyese të fluturimit, të klasit së parë. “Nicole nuk ka mundur të mos e pranonte një shumë të tillë të parave”, tha një burim për britaniken “The Sun”.

Koncertin të cilin e mbajti të enjten e kaluar, këngëtares nuk i mori shumë kohë. “Ishte mënyrë e lehtë e të bërit para”, shtoi burimi.

Një ditë pas koncertit, Nicole u largua prej Dubait dhe u kthye në Los Angeles për të vazhduar regjistrimin e albumit të saj të ri.

Këngëtarja amerikane kohët e fundit është përballur me largimin e mundshëm nga shou televiziv “X Factor”, në të cilën ajo është një prej gjyqtarëve.

Dyshohet se atë do ta zëvendësojë ish-anëtarja e “Spice Girls” Mel C, e cila, duke qenë si mysafire në një nga audicionet, u shqua me komentet e saj të sinqerta.

Nicole, në fund ishte në gjendje, megjithatë, ta ruante vendin e saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here