Scherzinger ndihet më e fuqizuar tani pasi është larguar nga grupi Pussycat Dolls, por ka pranuar se ajo më nuk ka kontakte me anëtaret e grupit.

32-vjeçarja e cila ishte në një grup me Ashley Roberts, Melody Thornton, Kimberley Wyatt dhe Jessica Sutta para se të largohej në vitin 2010, ndihet më e fuqizuar pas largimit nga grupi.

“Disa prej vajzave u larguan nga grupi the unë isha sikur anëtarja e vetme që po qëndronte. Ne nuk kemi kontakte. Ne të gjithë jemi të zënë dhe jam e lumtur për të gjithë.

Kur të gjitha vajzat u larguan, mendova se është rasti i përkryer për ta ndjekur muzikën time. Jam fuqizuar shumë që prej asaj periudhe”, tha Scherzinger.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here