Për një kohë të gjatë ka qenë modeli flokëve më i pëlqyer, por ka qenë edhe e vështirë për tu mbajtur dhe është dashur të kesh flokë të forta dhe me volum.

Bëhet fjalë pra për “look”-un që ka pasur i famshmi Elvis Prisley. Këtë “guxim” e ka marrë edhe këngëtarja Nicole Scherzinger e cila “tundi” skenën në një ngjarje të mbajtur mbrëmë në Teatrin Belasco në qendër të Los Angeles.

Ish-anëtarja e jurisë së X-Factor kishte veshur një fustan të shkurtër nga këmbët dhe mangë të gjata nga krahët dhe aty-këtu të tejdukshëm dhe dukej tamam si një “Rock-Star”, kombinuar kjo edhe me modeline flokëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here